22 Shtator, 2017

Rrëfehet moderatori :Para se të punoja në tv, shërbeja pica


Moderatori i njohur i Kosovës Labinot Gashi ka qenë i ftuari i ditës në emisionin e pasdites ‘Rudina’ ku këtë radhë ka qenë ai që u është përgjigjur pyetjeve të Rudinës.

Emisioni i tij ‘1 kafe me Labin’ është ndër më të suksesshmit në Kosovë. Në këtë rrëfim për Rudinën ai ka folur për karrierën e tij si edhe ka treguar detaje nga e kaluara .

Labi ka treguar se atij i është dashur të bëjë  lloje të ndryshme punësh mes të cilave kamarier ku shërbente kafe dhe pica. ‘Tanimë di të përgatis shumë mirë edhe pica, – tha me humor Labi duke shtuar se për të arritur aty ku është ka bërë shumë sakrifica .

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al