5 Mars, 2019

Rrëfehet 36-vjeçari: Kam bërë s*ks me vjehrrën teksa gruaja flinte, por tani ndihem…


Kam bërë seks me vjehrrën kur isha i dehur dhe bashkëshortja ishte në shtrat duke fjetur. Ndihem me shumë faj se kam bërë një veprim të tillë.

Kështu e nis letrën 36-vjeçari drejtuar Deidre të “The Sun”:

Bashkëshortja ime është 34 vjeçe dhe kemi 12 vite të martuar. Gjithashtu kemi dy djem të moshës 9 dhe 7-vjeçare.

Gruaja ime ka pak probleme me pijen dhe ajo nuk ka dëshirë që ta pranojë këtë fakt. Si pasojë edhe jeta jonë seksuale nuk është më e mira. Ne jemi me fat nëse e bëjmë një herë në muaj, e madje edhe atëherë më fyen duke më thënë se jam i dhjamosur dhe i padobishëm në shtrat.

Ajo vuan nga depresioni, kështu që përpiqem të bëj tolerime, edhe pse ndonjëherë nuk arrij ta ndihmoj.

Vjehrra ime dhe bashkëshorti i saj janë në moshën 50-vjeçare. Një natë unë dhe ajo po pinim bashkë teksa burri i saj ishte në pab dhe gruaja ime po flinte gjumë.

Po ankoheshim me njëri-tjetrin për mënyrën se si na trajtonin partnerët tanë dhe një gjë çoi në një tjetër. Ne u përqafuam, u puthëm dhe pastaj përfunduam duke bërë seks.

Pasi mbaruam, unë shkova te bashkëshortja ime që po flinte, ndërsa vjehrra shkoi për të fjetur në një dhomë të lirë që kemi në shtëpi.

Të nesërmen unë dhe ajo ramë dakord që “kjo nuk do të ndodhte më kurrë”. Por tani ndihem shumë fajtor dhe i turpëruar dhe e di që do të ndihem kështu edhe gjatë pjesës tjetër të jetës sime.

Ndonjëherë mendoj se duhet t’i them bashkëshortes time se e kam tradhtuar me mamanë e saj. E di se do të më linte nëse do e zbulonte. E në fakt kjo është ajo që meritoj.

Por pastaj mendoj se nëse i tregoj të vërtetën asaj, i shkaktoj vetëm më shumë depresion si dhe u thyej zemrën dy fëmijëve të mi.

Ti tregoj gruas time çfarë ka ndodhur, të rri në heshtje apo të ndahem nga ajo pa dhënë një arsye. Nuk e meritoj atë, pas tradhtisë që i bëra.

Përgjigja e psikologes:

Nuk mendoj se vetëm bashkëshortja juaj ka probleme me pijen. Ju nuk do të kishit bërë seks me vjehrrën nëse do të ishit i kthjellët. Duke i thënë të vërtetën asaj, ju do të prishnit dy familje dhe do të vuanin djemtë tuaj.

Fokusohu në zgjidhjen e problemeve që ke në martesë si dhe me pijen. Thuaj gruas që të dy keni probleme me pijen dhe se duhet të ndaloni që tani, alkooli është shumë i dëmshëm.

Flisni për ndryshimet që ju të dy do të donit në marrëdhënien tuaj, e kështu do ta bënit martesën tuaj më të lumtur. Do të ndiheshit më mirë nëse do të humbisni disa kilogramë?

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al