18 Nëntor, 2018

Rrahmani heq patericat, ja kush e uron


Këtë të enjte në Parlament, deputeti i Fushë-Krujës Rrahman Rraja na suprizoi teksa u shfaq pa paterica dhe duke ecur për bukuri.

Që kur i ndodhi problemi me djalin, i cili u burgos me akuzën se kishte ushtruar dhunë ndaj një vajze, Rraja është shfaqur në ambiente publike me paterica, duke thënë se kishte bërë aksident.

Këtë të enjte ai është parë i qeshur, madje edhe kolegët e tij janë dukur pak më miqësorë, jo si herët e tjera. Madje, deputeti Roland Xhelili ka këmbyer disa batuta me Rrajën dhe janë shfaqur të dy duke qeshur.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al