6 Shtator, 2017

Ronaldo tregon, ja për çfarë i ka shpenzuar 340 mijë euro


Cristiano Ronaldo është sigurisht njeriu që ka bërë historinë e futbollit viteve të fundit, por veç kësaj sigurisht që kjo nënkupton se është edhe një prej lojtarëve më të paguar në historinë e futbollit.

Super ylli i Real Madrid ka vendosur të shfaqë pak nga pasuria e tij, duke publikuar në rrjetet sociale një foto me makinën e tij Ferrari F12 TDf. Çmimi i këtij modeli  të Ferrrarit nis nga 380 mijë euro dhe ky çmim jepet  pa asnjë aksesor shtesë. Në foton e hedhur në Instagram, Ronaldo pozon përpara investimit të tij 380 mijë eurosh, ndërsa djali i tij qëndron ulur në sediljen e shoferit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al