10 Shtator, 2018

Ronaldo shijon në maksimum pushimet, Georgina “çmend” fansat me foton e fundit


Lojtarët të cilët nuk kanë shkuar me kombëtaret e tyre kanë marrë 3 ditë pushime me lejen e trajnerit Alegri te skuadra e Juventusit. Dhe duket se këto pushime më së miri po i shijon Kristiano Ronaldo i cili ka shkuar në Montekarlo së bashku me të dashurën e tij Georgina Rodriguez.

Modelja bukuroshe ka postuar edhe një foto ku shfaqet tepër sensuale dhe i ka “çmendur” të gjithë fansat e tyre. Edhe ditë më parë Georgina ka postuar shumë foto dhe duket se ka marrë vëmendje maksimale në Itali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al