19 Shtator, 2018

Robert Berisha, Eneda Tarifa dhe Kastro Zizo bëhen bashkë, ja surpriza e tyre për fansat (VIDEO)


Mëngjesin e sotëm ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” këngëtari Robert Bersiha, i cili gjatë intervistës zbuloi edhe projektin e tij më të afërt muzikor.

Roberti është shprehur se bashkëpunimi i radhës do të jetë me dy këngëtarët e njohur Eneda Tarifa dhe Kastro Zizo. Treshja do të risjellë versionin e ri të një të vjetër shqiptare.

Sipas Berishës, ata kanë menduar ta sjellin bashkëpunimin muzikor të realizuar në një klip, që pritet të xhirohet javën e ardhshme dhe që mund të publikohet në fund të këtij muaji apo në fillim të tetorit.

Ndërkohë kujtojmë se Robert Berisha publikoi në muajin qershor këngën e tij me titull “Pa Ty”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al