6 Shtator, 2017

“Rizgjohet” Angelina Jolie , ja lajmi që të gjithë prisnim…!


Kohët e fundit kemi dëgjuar vetëm lajme ndarjeje –bashkimi për Angelina Jolie, e cila bashkë me ish-partnerin e saj Brad Pitt janë përfshirë në këtë raport kompleks mes njëri-tjetrit.  Ama, më në fund erdhi koha të flasim për lajme të mira për Jolie, ajo do kthehet sërisht në skenën e xhirimeve për të realizuar pjesën e dytë të filmin “Maleficient”.

Na duhet të pranojmë se aty Jolie ka dhënë 100% nga vetja dhe ky film ka njohur suksese të mëdha. “Kemi filluar të punojmë për skenarin dhe gjithçka po shkon shumë mirë. Kemi pritshmëri të lartë për filmin e dytë”, – ka thënë Angeline Jolie në një intervistë ku ka konfirmuar  “Maleficient 2”. Ne jemi shumë kuriozë të dimë se çfarë aspektesh do trajtojë filmi i ri dhe sigurisht se cila do jetë prerja skenike e Angelinës për rolin e ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al