6 Shtator, 2018

Rita Ora guxon sërish, vesh fustan të tejdukshëm dhe pa reçipeta, por i ndodh e papritura (FOTO)


Këngëtares shqiptare Rita Ora i ka ndodhur një incident i papritur, teksa mori pjesë në festën e organizuar pas “GQ Awards” të mërkurën mbrëma.

Rita, e cila tashmë është e njohur për veshjet e saj të guximshme edhe këtë herë surprizoi të gjithë me fustanin e saj. Ajo kishte zgjedhur një fustan të gjatë me temina që shkëlqente dhe të tejdukshëm, por rripi në krahun e djathtë u shqep papritur.

Në këtë mënyrë 27-vjeçarja rrezikoi të zbulonte më shumë seç duhej, pasi ajo nuk kishte veshur as reçipeta ghë që ia vështirësoi menaxhimin e situatës.

Por siç vihet re nga fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, Rita u sigurua që të mos tregonte gjë para kamerave, duke vendosur dorën për të mbajtur fustanin që të mos rrëshqiste poshtë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al