26 Nëntor, 2022

Rita Ora feston ditëlindjen, mamaja e saj bën dedikimin e ndjerë: Je shembull për të gjitha vajzat


Këngëtarja me famë botërore Rita Ora feston sot 32 vjetorin e lindjes.

Urimet me rastin e ditëlindjes së saj janë të shumta, duke nisur nga familja, miqtë dhe fansat. E ëma e saj, Vera ka bërë një dedikim të ëmbël për artisten, ku dhe ka publikuar një fotografi nga fëmijëria. Ajo shkruan se Rita është një shembull për të gjitha vajzat e reja për të realizuar ëndrrat e tyre.

“Nëna kur u transferua në Mbretërinë e Bashkuar nuk kishte asgjë, nuk mund të fliste gjuhë, kisha vetëm familjen time, kualifikimet si doktoreshë dhe pa punë. Pavarësisht çdo lufte në të cilën jeta na hodhi, ne e bëmë atë dhe ju vazhdoni të shkëlqeni. Ti u bëre shembull, kështu për t’ju treguar vajzave të tjera të reja se mund t’i bëjnë realitet ëndrrat e tyre me shumë mund dhe përkushtim. Të dua dhe të uroj ditëlindjen Rita Pita. Urime ditëlindjen nana, krenaria jonë”, shkruan ajo.

Rita Ora, është bërë pjesë e thesarit të pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës. Pulla me imazhin e saj do të dalë në qarkullim të shtunën, në ditën e lindjes së saj, 26 nëntor. “Është një nder për Posten e Kosovës të nderoj Rita Orën. Ajo na ka dhuruar aq shumë momente të bukura dhe krenari të pafund me këngë, performancë dhe koncerte madhështore.

Kjo pullë e bukur le të jetë edhe si dhuratë simbolike e Kosovës për këngëtaren tonë, në këtë ditë të veçantë për të, për kontribut të jashtëzakonshëm për vendin dhe kombin tonë “-thuhej në deklaratën e kryeshefes së  Postës së Kosovës, Kadiu. Këtë gjë e ka bërë të ditur dhe vetë Rita e cila shprehet se ndihet e nderuar dhe falenderuese për këtë ‘dhuratë’ të veçantë. “Më është dedikuar një pullë postare për të më nderuar, shumë faleminderit”- shkroi këngëtarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al