20 Nëntor, 2017

Risitë e Google Map, ajo që keni kërkuar gjithmonë tashmë ka mbërritur


A ju ka ndodhur ndonjëherë të humbni rrugën ?  Ju ka ndodhur të shkoni në një lagje të re dhe të jeni duke kërkuar barin apo restorantin më të afërt?

Nëse është kështu, përditësimi më i fundit i Google Maps mund të jetë ajo që ju keni kërkuar gjithmonë dhe që do ju vijë në ndihmë në mënyrë spektakolare.

Geogle ka përditësuar skemën e ngjyrave të hartës dhe ka shtuar ikona të reja për t’i ndihmuar përdoruesit të identifikojnë me shpejtësi pikat e ndryshme të interesit.

Vendet si një bar, kishë, muze, kopsht zoologjik ose spital do të kenë një ngjyrë dhe ikonë të caktuar për ta bërë më të lehtë për përdoruesit të gjejnë atë që po kërkojnë.Për shembull, nëse po kërkoni një dyqan kafeje në një lagje të re, mund të hapni Google Maps dhe të kërkoni ikonën më të afërt portokalli, kodin e ngjyrave për vendet e ushqimit dhe pijeve.

Përditësimet e reja do të vendosen për disa javë në të gjitha produktet e Google që përfshijnë Google Maps.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al