14 Dhjetor, 2019

Rezultatet befasuese/ Ja sa kohë humbim me punët e përditshme në jetën tonë


Gjithçka, nga azhurnimi i mediave sociale deri tek kërkimi i një vendi parkimi, merr një pjesë të kohës sonë të çmuar.

Por pothuajse askush nuk e di saktësisht se sa kohë marrin këto gjëra të vogla në jetën tonë. Dhe mund të jetë mjaft befasuese, nëse jo tronditëse, për të parë se sa kohë njerëzit harxhojnë në aktivitete të ndryshme pa e kuptuar atë.

preview-15174682-1200x630-99-1576241547

“Bright Side” ka listuar një sërë aktivitetesh, duke përcaktuar edhe kohën që ata na marrin gjatë jetës sonë.

Të përpiqesh të flesh

Ekspertët llogaritën që njerëzit kalojnë 7 vjet të tërë të shtrirë në shtretërit e tyre natën, duke u përpjekur për të fjetur.

Kërkimi për një vend parkimi

Të gjithë shijojmë përfitimet e të pasurit të një makine derisa të vijë koha për të gjetur një vend parkimi. Dhe ky aktivitet zgjat 248 ditë nga jeta jonë!

Shopping

Një grua mesatarisht kalon rreth 8.5 vjet të jetës së saj për blerje.

Të mbajturit dietë

Për shumë prej nesh, humbja e peshës është një betejë që nuk ka fund. Dhe kjo mund të jetë veçanërisht e vërtetë për gratë. Sipas hulumtimeve të bëra nga Diet Chef, gratë kalojnë rreth 17 vjet të jetës së tyre në dieta.

Të bërit gati

“A nuk je ende gati?” Është pyetja që pothuajse të gjitha gratë duhet të dëgjojnë çdo ditë. Dhe studimet konfirmojnë që burrat përgatiten shumë më shpejt në krahasim me gratë. Një grua mesatare kalon rreth 136 ditë të jetës së saj duke u përgatitur.

Të qëndruarit ulur

Njerëzit ulen për rreth 21 vjet të jetës së tyre, prandaj ja pse gjëra si sulmet në zemër ose goditje në zemër po ndodhin tek të rinjtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al