8 Shtator, 2018

Reperi i njohur u gjet i vdekur në shtëpi, dyshimet e para. Ndarja nga e dashura dhe problemet


 

Këngëtari u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles, sipas mediave amerikane. Sipas njoftimeve të para, dyshohet se ka humbur jetën për shkak të një overdoze droge.

BBC bën me dije se ai publikoi këngën e tij të fundit, Swimming, më parë këtë vit dhe do të shkonte në turne.

“Artisti i njohur Mac Miller vdiq sot në shtëpinë e tij në Studio City. Mëngjesin e 7 shtatorit, Malcolm McCormick u gjet pa ndjenja. Autoritetet u thirrën dhe ai u shpall i vdekur në vendngjarje. Ndërsa do të bëhet një autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes”- tha në një deklaratë Departamenti i Mjekësisë së Rrethit të Los Angeles.

Kujtojmë se Miller ishte ish-i dashuri i këngëtares Ariana Grande, por ata u ndanë publikisht këtë vit dhe Ariana u fejua me një komedian.

Çifti, i cili u lidh në vitin 2012, bashkëpunoi në një numër këngësh dhe u shfaq së bashku në koncertin “One Love Manchester” në 2017.

Disa akuza u ngritën kundrejt tij pasi në maj arrestua duke ngarë makinën në influencën e substancave

Grande foli publikisht për përfundimin e marrëdhënies së tyre toksike pasi fansat e fajësuan atë për arrestimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al