20 Janar, 2020

Rapunzel” në jetën e vërtetë/ Ka mbi 10 vite që nuk pret flokët, rivendos rekordin Guinnes


Një 17-vjeçare ka ruajtur “kurorën” e saj si adoleshentja me flokët më të gjatë në botë.

Nilanshi Patel rivendosi rekordin pasi ka më shumë se një dekadë që nuk pret flokët e saj.

Patel nga qyteti i Modasa në Gujarat e rekordin e vet të vendosur në vitin 2018 me gjatësinë e flokëve prej 170.5 cm.

Ndërsa tani ajo ka një gjatësi flokësh prej 190 cm.

Miqtë dhe shokët e saj i kanë vendosur nofkën “Rapunzel”.

Adoleshentja mori vendimin për të mos i prerë më flokët e saj pas një përvoje të keqe në një parukeri në moshën 6-vjeçare.

“Që nga ajo kohë kisha frikë të prisja flokët dhe prindërit e mi e pranuan dëshirën time,”- tha vajza.

Asaj i duhet të veshë këpucë me taka nëse nuk dëshiron që flokët ti prekin tokën.

“Kryesisht i mbaj bishtalec, por ndërsa luaj ose në raste të tjera i mbledh,”- shtoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al