6 Dhjetor, 2019

Ra viktimë e bullizmit nga Fedez, reagon ashpër Tiziano Ferro


Ende vazhdon të diskutohen në mediat italiane përplasja mes reperit Fedez dhe këngëtarit të famshëm italian Tiziano Ferro. Debati i tyre filloi që në vitin 2011 ku Fedez bulloi Ferro-n për shkak të orientimit të tij seksual.

Gjatë prezantimit të albumit të tij të ri “Accetto Miracoli”, pop stari italian e solli sërish në vëmendje këtë rast duke treguar se ka qenë viktimë e bullizmit që kur ishte 18 vjeç dhe se kjo gjë ka vazhduar ende edhe sot.

“Që një idhull adoleshentësh të tallet me mua në këtë mënyrë, është një akt i rëndë bullizmi, jo vetëm kundrejt meje”, u shprej Ferro.

Pas kësaj Fedez kërkoi falje publike por Ferro nuk ka reaguar ende për këtë gjë duke lënë të kutohet se nuk e ka pranuar faljen e tij.

Tiziano Ferro madje ka folur për bullizmin dhe për peshën e pasojat që le, gjatë një interviste të fundit për ‘Corriere della sera’.

“E njëjta gjë si përpara 30 vitesh kur në shkollë më thërrisnin me nofka të ndryshme. Falja nuk mjafton më. Mënyra se si kërkohet falja është e njëjta, të njëjtat justifikime si: e kam bërë shumë kohë më parë, të njëjtën shaka bëri edhe ai tjetri, bëra shaka… Jam lodhur duke parë njerëz që pëlqejnë postime me lajme të tipit: kjo vajzë qpo ky djalë ka vrarë veten për këto arsye (për shkak të bullizmit)”, është shprehur Tiziano ku ndër të tjera tha gjithashtu se njerëzit që bullojnë duhet të ndiqen penalisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al