1 Shtator, 2018

Puthje pasionante mes Tunës dhe Patrisit (VIDEO)


Lidhja e këngëtares së njohur Tuna me partnerin e saj, Patris Berisha ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të krizave që përflitej se po kalonte çifti.

Por mbrëmë, çifti ka bërë disa postime në rrjetet sociale, ku tregojnë se gjërat në marrëdhënien e tyre po shkojnë shumë mirë.

Tuna dhe Patrisi kanë shijuar mbrëmjen e djeshme në një klub nate. Ata nuk ngurruan që të ndanin në “Instagram” momentet intime duke shkëmbyer puthje pasionante me njëri-tjetrin.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al