8 Mars, 2019

Punoi dy vite si prostitutë, 28-vjeçarja: Nuk pendohem, e kam shijuar seksin me klientët


Një 28-vjeçare nga Kanadaja, Andrea Werhun ka vendosur të hedhë në letë kujtimet e saj gjatë punës si prostitutë.

Pas përfundimit të karrierës së saj dy vjeçare, Werhun ka publikuar librin “Modern Whore”. Nëpërmjet këtij libri, 28-vjeçarja kërkon që të flakë tutje disa paragjykime mbi punonjëset e seksit, njohur edhe si ‘eskortë’.

Për ne të vetë-deklaruarat prostituta nuk është turp ajo që kemi bërë dhe që kemi eksploruar veten tonë nga aspekti seksual, përkundrazi jemi të lumtura dhe kjo na bën më të fuqishme.

Gratë si ne u dogjën në turrën e druve disa qindra vite më parë, ndërsa tani “piqen” në Twitter. Por imagjinoni sikur të jetonim në një botë ku gratë të ishin imune ndaj turpit prej seksit. Imagjinoni sa e fuqishme do të ishte”, thotë ajo.

Andrea tregon se, përgjatë dy viteve, ka shkuar me qindra klientë dhe një pjesë e tyre kanë qenë të moshuar, deri edhe 80-vjeçare. Për një orë ajo fitonte 200 deri në 300 dollarë. Por jo gjithçka e bënte për para.

“Nuk sikletosem dhe as pendohem për atë që kam bërë. E kam shijuar seksin me klientët, sigurisht edhe pagesën”, thotë ajo.

Këshilla e Andreas për të gjitha vajzat që punojnë në këtë industri është që të flasin dhe të tregojnë historitë e tyre. “Kështu shoqëria do t’i pranonte më shumë”, shprehet ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al