8 Tetor, 2017

Pukjania vjen në Tiranë për shkollë, zbulon të vërtetën tronditëse nga vajza e shtëpisë me qira


Një vajzë e re nga Puka e cila ka fituar të drejtën e studimit në Tiranë për Infermieri, ka ardhur në kryeqytet dhe është sistemuar në një shtëpi me qira me disa vajza të tjera me të cilat u njoh në njoftimet që bëhen në internet për të ndarë ambientet e banimit.

Por është përballur me një surprizë të pakëndshme që në ditët e para, kur zbuloi se njëra prej vajzave kishte nisur një lidhje me një djalë nga Puka të cilin vajza e njihte mjaft mirë.

Siç mëson Shkodra News, ai ishte as më shumë e as më pak, djali që asaj i kishte propozuar të fejoheshin pak muaj më parë.

 

E reja ka mësuar për lidhjen e dashurisë të fshehtë që kishte i dashuri i saj në Pukë me një vajzë nga Berati me të cilën ishte njohur në internet. Por duket se të dyja vajzat kanë rënë viktimë e mashtrimit të djalit nga Puka i cili nuk do të shpëtojë nga një dru i mirë që kanë vendosur t’ja japin të dyja vajzat e mashtruara

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al