16 Janar, 2021

Publikoi këngën e re, por pse fansat janë të bindur se Selena Gomez ia dedikon Justin Bieber-it?


Para dy sitësh, Selena Gomez publikoi këngën e saj të re, për të cilën fansat mendojnë se i dedikohet Justin Bieber nga fillimi deri në fund, shkruan “Us Magazine”.

selena gomez (4)

Ky është fillimi i diçkaje që unë kam dashur të eksploroj prej kohësh. Shpresoj ta doni aq shumë sa e dua dhe unë”, shkruante Selena në Instagram për këngën e re.

Kënga, e titulluar “De Una Vez”, ka një tekst shumë domethënës dhe fansat e këngëtares kanë nisur ta deshifrojnë.

selena gomez (3)

Ata kanë dal në përfundimin se projekti muzikor trajton temën e kapërcimit të thyerjes së zemrës, mbijetesës, identitetit dhe pavarësisë, i ngjashëm me hitin e saj të vitit 2019, “Love You to Love Me”.

selena gomez (2)

Nuk dhemb si më parë, jo. Plaga e dashurisë tënde u shërua. Një herë e përgjithmonë, jam më e fortë vetëm.

Nuk pendohem për të shkuarën. E di që koha e kaluar përkrah teje më preu krahët, por tani ky kraharor është i papërshkrueshëm nga plumbat”, thotë Selena në këngën e saj.

selena gomez (1)

Dhe kur vjen puna tek thyerjet e zemrës, fansat menjëherë mendojnë për Justin Bieber, me të cilin ajo ka qenë në një marrëdhënie për një kohë shumë të gjatë.

Megjithatë kënga i ka ndarë fansat në disa grupe. Ka nga ata që mendojnë se mund të jetë për një person tjetër dhe të tjerë që dëshirojnë që Gomez ta harrojë sa më shpejt Bieber.

selena gomez (7)

Nga ana tjetër në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vogue”, Selena është shprehur:

Është një këngë shumë e bukur dhe unë mendoj se ka një kuptim shumë të fuqishëm për të gjithë ata që ju është thyer zemra.

(FILE) Selena Gomez Makes Big Donation to Cedars-Sinai Amid Coronavirus COVID-19 Pandemic Health Crisis. Selena Gomez is making a major donation to Cedars-Sinai. HOLLYWOOD, LOS ANGELES, CALIFORNIA, USA - NOVEMBER 07: Singer Selena Gomez wearing Marc Jacobs with Pandora jewelry arrives at the World Premiere Of Disney's 'Frozen 2' held at the Dolby Theatre on November 7, 2019 in Hollywood, Los Angeles, California, United States. (Photo by Xavier Collin/Image Press Agency/Sipa USA)(Sipa via AP Images)

Ne të gjithë kemi dhimbje dhe shenja nga eksperienca të ndryshme që kalojmë në jetë, por puna është se si ne e shërojmë veten.

selena gomez (6)

Kjo këngë është jo vetëm për lënien pas të së shkuarës dhe faljen, por më e rëndësishmja, ka të bëjë edhe me forcën, të ecurit përpara dhe të nisurit kapitullin tënd të radhës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al