14 Mars, 2018

Publikoi foton e një femra të zhveshur në grupin e shkollës, nxënësit i bëjnë gjëmën mësuesit


Duket se ndonjëherë grupet e përbashkëta nuk janë edhe aq ide e mirë sidomos pas incidenteve si ky i një mësuesi.

Në një grup të hapur për mësuesit dhe nxënësit e një shkolle në Perthshire, i cili kishte si qëllim shpërndarjen e njoftimeve dhe informacioneve në shërbim të mësimdhënies, një mësues ka publikuar një foto të një femre të zhveshur.

Menjëherë fotoja është ruajtur dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa nxënësit e kanë printuar dhe e kanë ngjitur në tualetet e shkollës.

Nga ana tjetër prindërit kanë kërkuar shpjegime dhe të revoltuar kanë kërkuar të merren masa nga stafi pedagogjik. Në një deklaratë, departamenti i kësaj shkolle ka kërkuar falje publike për këtë gabim të pamenduar, ndërsa fotoja ka pushtuar rrjetet sociale.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al