24 Shtator, 2022

Publikohet fotoja e parë e varrit të Mbretëreshës Elizabeth II, pranë saj edhe Princ Philip


Pallati Buckingham ka publikuar ditën e sotme foton e parë të vendit ku është varrosur Mbretëresha Elizabeth II dhe pranë saj dhe bashkëshorti Princ Philip.

“Një pllakë varri është vendosur në ‘Kapelën Përkujtimore të Mbretit George VI’, pas varrimit të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth”, shkroi familja mbretërore nga llogaria e tyre e verifikuar në Twitter.

Postimi u shoqërua me një foto të varrit të sovranes të rrethuar me lule.

Pas funeralit shtetëror të Elizabeth më 19 shtator, ajo u varros pranë burrit të saj të ndjerë, Philip, duke u zhvendosur për t’u bashkuar me të.

Prindërit e saj, Mbreti George VI, i cili vdiq në 1952, dhe Mbretëresha Elizabeth Nëna Mbretëreshë, e cila vdiq në 2002, si dhe motra e saj, Princesha Margaret, e cila gjithashtu vdiq në 2002, janë varrosur secila në Memorialin e Mbretit George VI.

Eshtrat e Philipit, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare në prill 2021 , u mbajtën më parë në Royal Vault.

Kapela Përkujtimore e Mbretit George VI është pjesë e kapelës së Shën Gjergjit, vendi ku varrosen pjesëtarët e familjes mbretërore.

Elizabeth vdiq më 8 shtator në moshën 96 -vjeçare  në Kalanë Balmoral  në Skoci, pas një mbretërimi historik 70-vjeçar.Më pas, mbreti Charles III, djali i saj i madh, mori fronin britanik me gruan e tij, Camilla.

Disa orë pasi u bë publike vdekja e nënës së tij të dashur, Charles, 73 vjeç, bëri publikiaht një deklaratë tejet emocionale.

“Vdekja e nënës sime të dashur, Madhërisë së Saj Mbretëreshës, është një moment i trishtimit më të madh për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime”,  thuhet në një deklaratë të postuar  në llogaritë e mediave sociale të familjes mbretërore.

“Ne vajtojmë thellësisht vdekjen e një Sovraneje të dashur dhe të një Nëne shumë të dashur. Unë e di se humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, Mbretëritë dhe Commonëealth, dhe nga njerëz të panumërt në mbarë botën.

Gjatë kësaj periudhe zie dhe ndryshimi, familja ime dhe unë do të ngushëllohemi dhe do të mbështetemi nga njohuritë tona për respektin dhe dashurinë e thellë në të cilën mbretëresha mbahej kaq gjerësisht.”- u shpreh Charles.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al