11 Shtator, 2018

Publikohen mesazhet/ Linda Rei refuzon hapur Ledri Vulën: Më lër rehat, s’je tipi im


Me postimet e fundit, Linda Rei ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve në profilin e saj në “Instagram”. Ajo ka publikuar një bisedë në “Facebook” mes asaj dhe reperit të njohur Ledri Vula.

Nga fotot e publikuara, duket se ai fillimisht i kishte shkruar e më pas i kishte dërguar një thirrje në “Messenger”. Pasi Linda ka lexuar mesazhet, ajo ka vendosur që bisedën ta bëjë publike në “Instastroy”.

“Të lutem mos ma shqetëso telefonin. Je shumë i mirë por je shumë pis”- shkruan Linda në njërin postim.

Më pas, në një tjetër foto Linda ka treguar për ndjekësit përgjigjen që i ka kthyer Ledrit, duke e refuzuar hapur: “O Ledri më lër rehat se s’je tipi im”.

Pas publikimit të bisedës, mesa duket ajo ka marrë mesazhe nga ndjekësit, të cilët i kanë shkruar se profili i Ledrit në fakt është falso. Për këtë arsye Linda ka sqaruar se në fakt e dinte këtë gjë, por kishte vendosur ta bënte gjithçka për humor.

“Normal që e di që është profil fake, po më mirë ta sqaroj për ata njerëzit e trashë. Ishte hajgare, se më vjen të qesh me këta njerëz, sa kurajo kanë”, ka sqaruar Linda.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al