14 Shtator, 2020

Pse sytë krijojnë sklepa dhe kur duhet të shqetësoheni? Ja ç’duhet të dini


Të gjithë jemi zgjuar në mëngjes me sklepa të formuara tek sytë. Ky është një funksion natyral, por ka një qëllim. Ama, në të njëjtën kohë, sklepat mund të sinjalizojnë një problem.

sklepa (3)

Sipas “Bright Side”, arsyet pse ky proces ndodh janë:

  1. Sepse sytë qëndrojnë të mbyllur gjatë gjithë natës.

sklepa (4)

Kur jeni në gjumë, sklepat formohen tek cepat e syve dhe ndonjëherë, edhe përgjatë vijës së qerpikëve. Ato formohen, sepse sytë nuk arrijnë të lubrifikohen vetë, siç ndodh sa herë pulisim sytë.

  1. Është një përbërës i domosdoshëm për shëndetin e syve.

sklepa (2)

Sklepat mund të jenë të lagështa, të thata, po edhe mund të ngjisin. Këto janë mekanizma mbrojtës që trupi prodhon, sepse në këtë mënyrë, i mbron sytë nga bakteret.

Çfarë mund të jetë shqetësuese?

  1. Keni sy shumë të thatë.

sklepa (5)

Sytë thahen zakonisht kur qëndroni para ekranit të telefonit ose të kompjuterit për një periudhë të gjatë, si dhe kur jeni në një vend me ajër të kondicionuar. Sytë nuk mjaftohen me lotët që prodhojnë vetë dhe si rezultat, mund të ndjeni si një lloj “shpimi” për shkak të thatësirës së krijuar.

  1. Nuk i pastroni sklepat shumë shpesh.

sklepa (6)

Kur zgjoheni nga gjumi, ndoshta e keni bërë rutinë që të merrni menjëherë telefonin në dorë ose të lani dhëmbët. Por, e vërteta është se, në fillim duhet të shpëlani sytë, në mënyrë që sklepat të largohen.

Mënyra më e mirë e mundshme për këtë është të lagni një leckë ose të përdorni ujë të ngrohtë, i cili gjithashtu do të eliminojë në mënyrë efektive të gjitha sklepat.

  1. Sytë tuaj mund të infektohen.

sklepa (1)

Nëse vini re se sklepa të shumtë ju formohen vazhdimisht, kjo nuk është shenjë e mirë. Do të ishte më mirë nëse shkoni të vizitoheni tek një mjek, pasi mund të keni infeksion në sy.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al