3 Nëntor, 2017

“Pse po ikin të gjithë nga Top Channel”, Ledion Liço i përgjigjet komentueses


Javët e fundit disa nga emrat e gazetarëve më të njohur dhe që prej shumë vitesh ishin imazh në Top Channel, janë larguar duke shkuar disa në televizionet rivale e ndërsa disa të tjera në pozicione të tjera.

Disa nga emrat që kanë ikur nga ky ekran janë: Jonida Shehu, Elona Meço, Lira Burgjia,  Idro Seferi, Adi Krasta, si dhe disa nga aktorët e Portokallisë.

E ndërsa duket se të gjithë kanë një pyetje të përbashkët: Përse po ikin të gjithë nga Top Channel?!

Këtë pyetje e ka bërë dhe një vajzë në një koment që i ka lënë Ledion Liços në një foto të publikuar në Instagram, e ndërsa moderatori nuk ka nguruar t’i përgjigjet.

Dialogu mes tyre:

Komentuesja: Pse po largohen të gjithë nga Top Channel?

Ledion Liço: Ku shkojnë pa mirë që largohen

-Ku shkojnë se di por dhe që është mbush vetëm me fëmijë në Top Channel s’është normale. Mendimi im.

-Punon në gjendjen civile ti?

-S’ka të bëj. Jam thjeshtë prej vitesh simpatizantë e Topit. Tani që ju la dhe Jonida apo Adi më erdhi keq se e shihja me kënaqësi çdo Pasdite. Gjithsesi suksese. Ti je shumë i mirë

-Top është si Shqipëria, njerëzit shkojnë nga shkojnë, prapë këtu kthehen. Puthje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al