8 Nëntor, 2021

Pse përdoruesit e “Google Chrome” duhet ta fshijnë menjëherë aplikacionin nga telefoni i tyre? Ja për çfarë po paralajmërohen ata


Përdoruesit e Google Chrome po paralajmërohen ta fshijnë aplikacionin sa më shpejt të jetë e mundur nga telefonat celularë, pasi mendohet se po mblidhen shumë të dhëna rreth tyre. Të dhënat rrezikojnë të transmetohen pa e kuptuar as përdoruesit.

google chrome (1)

“Forbes” raporton se ky makth i fundit i privatësisë mund t’u japë përdoruesve një arsye për të fshirë Chrome nga telefonat e tyre. Kjo vjen pasi Facebook po akuzohet për minimin e të dhënave kritike private të njerëzve duke përdorur të dhënat e akselerometrit si një mjet për të identifikuar vendndodhjet, për të gjurmuar në heshtje përdoruesit e aplikacioneve dhe për të monitoruar aktivitetet.

Ndërsa Facebook po mblidhte të dhëna për veten e tij, Chrome e mbledh atë për të tjerët, duke mundësuar në thelb një informacion falas për të gjithë kur bëhet fjalë për informacione jashtëzakonisht të ndjeshme për çdo aktivitet apo çdo sjellje,” – tha Zak Doffman, shkrimtari i “Forbes” për sigurinë kibernetike.

google chrome (2)

Hulumtimi, tha ai, kishte treguar se si aplikacioni lejon faqet e internetit të celularëve të prekin sensorët e pajisjes. Google jo vetëm që lejon aksesin, por gjithashtu u thotë përdoruesve se ky është një opsion “i rekomanduar” për ta mbajtur të aktivizuar, tha Doffman.

Apple çaktivizon aksesin e sensorit të lëvizjes si parazgjedhje (default). Në Android, Chrome mund të fshihet duke çaktivizuar aplikacionin te cilësimet (Settings).

Sipas raporteve, muajin e kaluar përdoruesit e Google Chrome u paralajmëruan për “hakime të shumta të nivelit të lartë”, madje dy herë brenda javës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al