23 Shtator, 2021

Pse nuk duhet t’i hiqni kurrë qimet e hundës? Ja pasojat e tmerrshme që ky veprim mund të ketë në shëndetin tuaj


Nëse zgjidhni të depiloni qimet e hundës, duhet të dini pasojat që mund të ketë ky veprim në shëndetin tuaj. Një mjek ka treguar arsyet pse nuk duhet ta bëni kurrë diçka të tillë, shkruan “The Sun”.

qime (1)

Dr. Karan Raj thotë se është shumë e rëndësishme të mos i prekni qimet në hundë, nëse nuk doni të keni probleme me trurin.

Njeriu ka dy lloje qimesh në hundë: qerpikë mikroskopikë që filtrojnë mukozën dhe e dërgojnë atë në pjesën e pasme të fytit, deri sa përfundon në stomak. Dhe ato të mëdhatë që doni t’i hiqni. Këto ndalojnë që grimcat e dëmshme që gjenden në mjedisin e jashtëm, të hyjnë në organizëm, dhe të shkaktojnë infeksion”,- tha Dr. Karan në videon e publikuar në Instagram-in e tij.

qime (2)

Raj shpjegoi se venat që mbajnë gjak në hundë takohen me venat që transportojnë gjak në tru. Prandaj nëse mikrobet përfundojnë në tru, ato mund të shkaktojnë inflamacion. Tek njerëzit me imunitet të dobët, kjo gjë mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.

Mjeku rekomandon që ju thjesht t’i shkurtoni qimet e hundës, në mënyrë që të mos rrezikoni shëndetin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al