25 Gusht, 2018

“Pse nuk bën një fëmijë tjetër?”, Alketa Vejsiu thotë se mund ta birësojë (FOTO)


Alketa Vejsiu është një prej moderatoreve më të njohura e të dashura të ekranit shqiptar, si dhe një ndër më të komentuarat në media.

Moderatorja është munduar gjithmonë që jetën e saj private ta mbaj larg syrit të publikut, por të gjithë e dinë që Alketa është nënë e dy fëmijëve të quajtur Lionel dhe Nicol.

Moderatorja së fundmi ka treguar planet për një fëmijë të tretë. Një fanse e pyeti atë në profilin e saj në “Instagram” nëse kishte ndërmend të bënte edhe një fëmijë tjetër.

Alketa u përgjigj: “Hah mbase e bëj, mbase e birësoj”, shoqëruar me një emoj të një fytyre të qeshur.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al