DJ Sardi ka pranuar se është në një lidhje serioze. Por ai refuzon të japë më shumë detaje duke e mbajtur jetën e tij personale shumë private.
Pak ditë më parë gjatë një interviste, ndërsa u pyet për lidhjen ai tha se mund ti ketë bërë vajzës që i ka rrëmbyer zemrën propozimin për martesë.
“Kur të vijë momenti do ta them. Shumë shpejt do e them. Është serioze lidhja. Jam tip romantik propozimet edhe mund ti kem bërë e si ka marrë vesh njeri. Kjo është jeta ime private,”- tha ai në emisionin “Mes Yjesh” në RTV Ora.=
Dhe duket se me të vërtetë Dj Sardi i ka bërë propozimin për martesë të dashurës së tij dhe i ka dhënë fund beqarisë.
Dyshimet u nxitën pasi ai publikoi një foto në plazh dhe në gishtin e martesës ka një unazë floriri.
“Buke, djath, domate ne ?”- shkroi ai në përshkrimin e fotos.
Ndërsa ka vendosur që të mos i përgjigjet thashethemeve nëse i ka dhënë fund apo jo beqarisë.
/Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al