22 Tetor, 2018

Princi Harry zbulon nëse do vajzë apo djalë: Dua që fëmija i parë të jetë…


Javën e kaluar, Duka i Sussex, 34 vjeç dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle, 37 ishin në Australi. Kjo ishte vizita e parë e përbashkët në kuadër të familjes mbretërore.

Çifti në pranverë të vitit 2019 do të presë fëmijën e parë, ku mesa duket Princ Harry e ka ndarë mendjen nëse do një vajzë apo një djalë.

Kjo u zbulua pasi një fanse e tij në Sidnej e uroi Princin për fëmijën që presin dhe ajo shprehu dëshirën e saj: Urime! Shpresoj të jetë vajzë”.

Harry u përgjigj: “Edhe unë”, ndërsa biseda u publikua dhe në rrjetin social “Instagram” dhe bëri xhiron e botës.

Mediat e huaja shkruajnë se çifti nuk e di ende gjininë e foshnjës. Por deklarata e tij ditën e djeshme na la të kuptonim se Princi dëshiron shumë që të jetë vajzë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al