24 Shtator, 2022

Presidenti amerikan Joe Biden nderon me medalje kombëtare këngëtarin Elton John pas performances së tij


Këngëtari Elton John performoi ditën e sotme në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga viti 1998.

Artisti u nderua me një çmim nga presidenti amerikan Joe Biden për kontributin e tij në muzikë.

Ylli veteran mahniti më shumë se 2,000 të ftuar, duke përfshirë mësues, infermierë dhe avokatë të LGBTQ, me performancën e tij, e cila u organizua për të festuar “krijuesit e historisë së përditshme”.

Në fund të shfaqjes, Presidenti Biden befasoi Sir Elton me Medaljen Kombëtare të Shkencave Humane.

Këngëtari 75-vjeça është duke zhvilluar aktualisht në një turne lamtumire pas një karriere që zgjati më shumë se 50 vjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al