10 Nëntor, 2018

Premtoi se nuk do të lindte më, 43-vjeçarja sjell në jetë fëmijën e saj të 21-të (FOTO)


Familja më e madhe britanike është bërë edhe më e madhe pas nëna Sue Radford solli në jetën fëmijën e saj të 21-të.

Vogëlushja erdhi në jetë pasditen e së martës në spitalin “Royal Lancaster Infirmary”, aty ku kanë lindur edhe 14 fëmijët e tjerë të kësaj familje.

Lindja e fundit e 43-vjeçares ishte shtatorin e vitit 2017, ku ajo premtoi se kjo ishte hera e fundit që do të linde fëmijë.

Por në maj të këtij viti, Sue lajmëroi nëpërmjet kanalit të “Youtube”-t se ishte sërish shtatzënë.

Ndërsa duke folur për lindjen e vajzës, zonja Radford është shprehur: “Të gjithë po “luftonin” se kush do e përkëdhelte i pari. Është një moment kaq i bukur kur dërgon në shtëpi një pjesëtar të ri dhe i gjen të gjithë në radhë që të mbajnë në krah vogëlushen”.

“Të gjithë jemi në një mendje se nuk duam më fëmijë të tjerë. Bonnie ka kompletuar familjen tonë”, ka shtuar ajo.

“Asnjëherë nuk e kisha menduar se do të kisha 21 fëmijë. Gjithmonë thosha se do të bënim maksimumi tre. Teksa shumica e çifteve mendojnë të ndalojnë kur bëjnë 2 apo 3 fëmijë, unë dhe bashkëshortja ime bëmë 21”, ka thënë babai i fëmijëve, 47-vjeçari Noel.

Tashmë prindërit janë të gatshëm që të shijojnë ditët me fëmijët e tyre dhe të presin nipërit e mbesat.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al