28 Qershor, 2022

Prej kohësh përfliten për një lidhje, Loredana i bën dedikimin e ëmbël reperit të njohur gjerman


Reperja e njohur Loredana prej disa kohësh përflitet se mund të ketë nisur një lidhje të re me reperin Raheem Heid, i njohur me pseudonimin “Reezy”. Ai është producent e reper mjaft në zë në Gjermani dhe së fundmi ka bashkëpunuar edhe me Ed Sheeran.

Teksa asnjëri prej tyre nuk ka reaguar rreth lajmeve, Raheem ka festuar së fundmi ditëlindjen dhe Loredana nuk ka munguar në këtë ditë të veçantë. Ajo madje ka publikuar edhe një foto nga festa duke i bërë një urim publik.

Në foton që reperja ka ndarë me ndjekësit në Intagram shihet producenti dhe torta teksa krah saj ajo shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Reezy. Producenti ekzekutiv më i mirë në botë”.

Raheem dhe Loredana prej muajsh janë shoqëruar bashkë dhe janë parë kudo. Madje, në muajin dhjetor ata shkuan së bashku në Dubai.

Në studio, në shtëpi, në makinë, dyshja duken të pandarë, siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme:

Madje reperi gjerman ka një lidhje të ngushtë edhe me vajzën e Loredanës, Hanën:

Dhe detaji kryesor që ngre shumë dyshime është tatuazhi i Loredanës. Në disa foto që ajo ka publikuar kemi vënë re se në parakrah ka shkruar emrin e artistit Raheem, shoqëruar me një zemër.

Megjithatë, nëse bëhet fjalë për një lidhje dashurie apo miqësi- kjo ende nuk dihet. Vlen të përmendet se gjatë ndarjes së shkurtër me Mozzik Loredana u përfol për një lidhje me reperin KMN Zuna. Ata jo vetëm që ishin të pandarë por u fotografuan edhe në momente intime duke u puthur në avion.

Dyshja e kaloi bashkë karantinën në 2020 dhe sollën një bashkëpunim. Ndonëse zërat për lidhje i kanë mohuar gjithnjë që pasi Loredana u rikthye me Mozzik nuk është parë më asnjëherë me Zunën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al