24 Korrik, 2022

Prej kohësh kërkohet largimi i saj nga filmi, Beatrix Ramosaj e gatshme të zëvendësojë Amber Heard në “Aquaman”


Beatrix Ramosaj ka kërkuar të zëvendësojë Amber Heard në ‘Aquaman and the Lost Kingdom’ (aka Aquaman 2) dhe të marrë rolin e saj si Mera. Ose të paktën fotot e fundit ia kanë lejuar ta shpreh diçka të tillë.

Këngëtarja po shijon verën në mënyrën më të mirë të mundshme. Ajo ka ndarë disa foto të reja nga plazhi ku shfaqet me bikini body ngjyrë gold. “Duhet të isha unë në vendin e Amber Heard në Aquaman. Faleminderit!”- ka shkruar ajo, teksa më pas e ka shoqëruar foton me kolonën zanore të filmit.

Artistja shihet duke pozuar njësoj si Amber në rolin e saj. Beatrix ka shprehur hapur simpatinë dhe mbështetjen ndaj Johnny-t dhe do e zëvendësonte me siguri Amber.

Aktualisht ende nuk dihet fati i Amber Heard në “Aquaman”. Pak javë më parë pati zëra se ajo ishte përjashtuar nga roli, por përfaqësuesit e saj e hodhën poshtë këtë teori. Roli i aktores 36-vjeçare në filmin, ku luan Jason Momoa në rolin kryesor, u vu shumë në pikëpyetje gjatë përfshirjes së saj në gjyqin gjashtë-javor të ngritur kundër saj nga ish-bashkëshorti i saj Johnny Depp. Gjatë gjyqit, vetë Amber pranoi se nuk e dinte nëse personazhi i saj do të hiqej nga filmi. Gjatë dëshmisë, Walter Hamada, kreu i ‘Warner Bros.’, pranoi se kishin menduar më parë ta riformulonin atë rol.

Ndërkohë, në Internet prej muajsh është krijuar një peticion që kërkon largimin e saj nga roli. Peticioni ka marrë më shumë se 5 milionë nënshkrime, një nga peticionet më të nënshkruar në historinë e Change.org. Dokumenti online pretendon se gjyqi i Johnny Depp kundër Heard e ka ekspozuar atë si një dhunuese në familje, duke e bërë të papërshtatshme për të qenë në ekran në filmin e drejtuar nga Jason Mamoa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al