16 Dhjetor, 2017

Postoi një selfie me Miss Izraelin, familjes së Miss Irakut i rrezikohet jeta, largohen urgjentisht ….

Miss Iraku Sarah Idan dhe Miss Izraeli Adar Gandelsman, një muaj më parë ndërsa ishin pjesëmarrëse në  Miss Univers, eventin që mbahej në Las Vegas të SHBA bënë një selfie së bashku si një mesazh paqeje dhe dashurie për botën. Por pasi ato e kanë shpërndarë fotografinë në Instagram për të përçuar një mesazh universal paqeje ka ndodhur ajo që nuk pritej.

Në Bagdad ka nisur një revoltë ndaj Sarah Idan, çka e ka detyruar familjen e saj të largohet nga Iraku, nga frika e një hakmarrje apo sulmi të mundshëm nga grupe radikale.

© Panoramaplus.al