29 Shtator, 2017

Portokallia nis të dielën, ja ndryshimet në skenografi dhe personazhe


Ashtu siç edhe është lajmëruar, këtë diel në mbrëmje nis sezonin e radhës spektakli i humorit në Top Channel, “Portokalli”.

Ndonëse shumë prej emrave më të njohur të këtij spektakli si Bes Kallaku dhe Erion Isai nuk do të jenë më pjesë e mbrëmjeve të së dielës, sërish “Portokalli” premton surpriza!

 

Blitz.al ka arritur të marrë pamjet e para nga skenografia e spektaklit, e cila duhet pranuar që është një nga më të mirat që kemi parë deri më tani. Me mjaft ngjyra dhe një konstrukt ndryshe, skenografia do të na shoqërojë deri në Natën e Ndërrimit të Viteve.

Por, skenografia nuk është surpriza e vetme!

 

Sërish, Blitz.al ka mësuar se moderatorja e spektaklit, Xhemi Shehu e ka hapur mbrëmjen me një kërcim, si një showgirl e vërtetë. Fundja, nuk na ndodh çdo ditë ta shohim Xhemin duke kërcyer në skenë.

Disa nga aktorët që do të ngjiten në skenë do të jetë Rezart Veleshnja, i cili do të imitojë edhe Ardit Gjebrean, Florjan Binaj do të jetë sërish ndër të tjera me rolin e policit me Irgen Çelën.

Pra, të dielën na pret një Portokalli që nuk duhet humbur për asgjë! /Blitz.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al