20 Mars, 2023

Po përfliten për në ndarje të mundshme, çfarë po ndodh me të vërtetë mes Dafina Zeqirit dhe Dj Geek?


Dafina Zeqiri i habiti të gjithë me veprimi e saj të papritur ndaj partnerit të saj Dj Geek, duke e hequr nga lista e ndjekësve në Instagram. Veprim i ciki i bëri të gjithë të dyshojnë që lidhja e tyre është në një krizë.

Madje, këngëtarja publikoi dhe një fotografi në InstaStory me mbishkrimin “Empty” që do të thotë “Zbrazët”.

Së fundmi, burime për “Prive” bëjnë me dije se është e vërtetë që ka pasur një krizë mes Dafinës dhe Geek javën që lamë pas, mirëpo duket se është diçka kalimtare.

Sipas të njëjtit burim, kjo nuk është diçka e re në lidhjen e tyre, pasi momente të ngjashme kanë përjetuar edhe më parë.

Kjo nuk është ndarja e tyre e parë, pasi edhe rreth një vit më parë, dyshja i dha fund këtij raporti, por shpejt e gjeti rrugën e rikthimit, duke i shprehu publikisht dashurinë njëri-tjetrit. Mbetet për tu parë, nëse këtë herë është vetëm një debat i momentit, apo gjithçka ka mbaruar mes tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al