6 Qershor, 2023

Po jepte makinës në gjendje të dehur, arrestohet djali i reperit të njohur


Djali i reperit të njohur Sean Combs, Justin Combs është arrestuar këtë të dielë, pasi po i jepte makinës në gjendje të dehur.

Fillimisht Justin u ndalua na policia nga ora 8 e mëngjesit në afërsi të Beverly Hills, pasi kishte kaluar me semafor të kuq, ndërsa më pas u akuzua për drejtim të makinës në gjendje të dehur dhe u dërgua në burgun e Los Angeles.

29-vjeçari është fëmija më i madh i Sean Combs nga lidhja me stilisten Misa Hylton, e cila pas lajmit të arrestimit të së birit, ajo shkroi në mediat sociale duke kritikuar reperin.

‘Duhet ta kisha mbajtur fëmijën tim me vete”, ka shkruar Hylton, duke theksuar kështu që Sean është fajtori kryesor për këtë ngjarje.

Kujtojmë që fituesi i Grammy është baba i Quincy, 31 vjeç, të cilin e adoptoi dhe një djali tjetër Christian “King”, 25-vjeç. Gjithashtu aktori ka dhe dy vajza binjake nga lidhja me të ndjerën Kim Porter, Jessie James dhe D’Lila, 16 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al