6 Korrik, 2020

Po fsheh qëllimisht barkun e rrumbullakosur? Reagon Supermodelja Gigi Hadid: Kur ta ndiej do të …


Gigi Hadid ende nuk ka publikuar asnjë foto të barkut të saj të rrumbullakosur.

Supermodelja njoftoi në prill se ishte shtatzënë por ka vendosur të mbajë shumë private dhe larg vëmendjes së mediave.

Pak ditë më parë, 25-vjeçarja doli në një video live në Instagram dhe mbante veshur një këmishë të gjerë.

British Vogue raportoi se Gigi po përpiqej të fshihte barkun e saj me anë të veshjeve.

Por modelja i mohoi lajmet, duke u shprehur se nuk ishte kjo tendenca e saj dhe se fjalët që tha ishte deformuar.

“Gigi Hadid ende s’ka postuar asnjë foto ku duket barku i saj,”– shkroi  British Vogue. “Por maskimi i saj gjenial, jep një pasqyrë të shtatzënisë së saj.”

Lajmi se ajo fshehu qëllimisht barkun, revoltoi Gigin e cila iu përgjigj revistës me anë të postimeve në Twitter.

“Fsheh … Nuk është se ishte e qëllimshme apo po mundohesha të fshehja diçka. Do jem e lumtur dhe krenare të ndajë foto të shtatzënisë sime kur ta ndiej,”- tha supermodelja.

Ndërsa shtoi: “Tani për momentin por e ndaj këtë eksperiencë me familjen dhe të dashurit e mi.”

Gigi është në pritje të fëmijës së saj të parë me këngëtarin Zayn Malik.

Modelja nuk ka dhënë detaje të shtatzënisë. Ajo është treguar e rezervuar, duke ndarë pak informacione me ndjekësit e saj.

/Panoramaplus.al

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al