28 Gusht, 2022

Pique doli hapur me të dashurën e re, reagon për herë të parë Shakira: Me fat…(FOTO)


Brenda mureve të shtëpisë e mërzitur, jashtë Shakira duket më e fortë se kurrë.

Ish i dashuri i saj, Gerard Pique, tashmë nuk fshihet. Futbollisti doli hapur me të dashurën e tij të re. Burime pranë këngëtares treguan se Shakira nuk e ka pritur fare mirë këtë veprim të Piques.

Së fundmi, këngëtarja është fotografuar teksa po linte shtëpinë në Barcelonë, së bashku me dy djemtë e saj. Nga xhami i makinës autoria e hitit “Te Felicito” ishte veshur sportive, teksa gjithë vëmendjen e mori kapelja që mbante vendosur.

“Me fat në dashuri,”-shkruhej në pjesën e përparme të saj.

Në rrjet ky detaj u cilësuar jo rastësor, duke u marrë si një “thumb” i Shakirës për veprimet e fundit të mbrojtësit të Barcelonës.

Kujtojmë që Shakira dhe Pique të cilët kanë dy fëmijë së bashku u takuan për herë të parë në 2010 pasi ai u shfaq në videon e këngës së saj “Ëaka Ëaka”, e lansuar për Kupën e Botës në futboll atë vit.

Shakira sapo ndau me ne foton më të ëmbël të fëmijëve

Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre 12-vjeçare në qershor dhe shpejt u zbulua se Gerard ka qenë fshehurazi në lidhje me Clara Chia Marti e cila punon për të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al