19 Dhjetor, 2021

Petri Bozo: Në këtë 20-vjetor të kalendarit të “Miss Shqipërisë” kam dashur të tregoj artin e bukurisë e jo komercin


Mali i Shenjtë i Tomorrit është pushtuar nga misset e Petri Bozos dhe Alda Bidës, partnerët në jetë dhe produksion, të cilët këtë vit janë ngjitur në majën e malit të famshëm për të realizuar kalendarin e Vitit të Ri 2002. 

petri bozo kalendar miss shqiperia (1)

Për promovimin e këtij kalendari dhe festimin e 20 viteve histori kalendaresh, ata mblodhën në Tiranë njerëz të njohur nga fusha të ndryshme.

petri bozo kalendar miss shqiperia (6)

Producenti dhe regjisori i “Miss Shqipëria”, Petri Bozo, rrëfen për “Panorama Plus” çfarë fshihet pas 20 viteve histori të kalendarit “Miss Shqipëria”, që këtë vit u prezantua nën sloganin: “Bukuria është frymëzim-bukuria na bën të gjithë bashkë”. 

petri bozo kalendar miss shqiperia (4)

Jo vetëm Miss-e, por shumë të ftuar të fushave të ndryshme në eventin tuaj. Si është të festosh një kalendar që u reziston kohërave? 

Festuam për kalendarin “Miss Shqipëria”. Festuam jo vetëm promovimin e Kalendarit të vitit 2022, por edhe 20-vjetorin që nga edicioni i parë i kalendarit zyrtar të Miss Shqipërisë, i fotografuar në 2003- in, me fotograf Gent Shkullakun. E më pas në gjithë shtegtimin e këtij projekti, i cili për të hir të së vërtetës, po, u ka rezistuar kohërave, edhe pa diskutim ngelet i vetmi kalendar në raport artistik unikal në llojin e vet, në tregun shqiptar për më se 20 vite. 

petri bozo kalendar miss shqiperia (8)

Kalendari i “Miss Shqipërisë” mund të konsiderit një produkt komercial apo një produkt që ndërsa e shfleton mund të shijosh mbi të gjitha artin e së bukurës te qenia femërore, natyra apo arti i fotografisë? 

Historikisht, kalendari i “Miss Shqipërisë” ka qenë një produkt që është iniciuar nga unë, me idenë e raportit të kalendarit “Pirelli”. Dihet që “Pirelli”, një kompani shumëkombëshe, zgjedh modelet dhe fotografët më të mirë të botës dhe bën një kalendar. Koncepti i tij mbështetet kryesisht mbi raportin e vlerave artistike të jo vetëm fotografisë, por edhe të modeles dhe lokacioneve ku ai kryhet, duke e bërë dhe atë unikal në llojin e vet, dhe jo një produkt, i cili duhet të jetë komercial. 

Pra, edhe kalendari i “Miss Shqipërisë” në këtë ide nuk është një produkt që komercializohet, që del në shitje rëndom, që prodhohet në shumë kopje, por është një kalendar që prodhohet në pak kopje, dhe teoria jonë është që çdokush që e ka në dorë këtë kalendar, ta vlerësojë si një vepër arti, si një dhuratë të çmuar dhe të vështirë për t’u gjetur lehtësisht. 

petri bozo kalendar miss shqiperia (18)

Këtë Vit të Ri, ngjiteni në Malin e Tomorrit. Pse zgjodhët konceptin e malit këtë herë?

Kalendari i Miss Shqipërisë së këtij viti, të vitit 2022, mori spunto nga mrekullia e Malit të Tomorrit, Malit të Shenjtë të Tomorrit, dhe në të u gjendën 12 lokacione diametralisht të kundërta brenda një mali, që na lejuan që të fotografonin për muajt e kalendarit në objektivin e aparatit të fotografit Armand Sallabanda. 

petri bozo kalendar miss shqiperia (11)

Kush janë fotografët që kanë bërë historinë e kalendarit “Miss Shqipëria”? 

Në vargun e fotografëve që nga viti 2003 deri më sot, do përmendim si fillim fotografin Gent Shkullaku, pastaj fotografin e rojterit Arben Celi (i cili nuk jeton më) që mban firmën e kalendarit të 2004-ës, më pas Bashkim Hasani, fotografi kosovar, nxënës i Fadil Berishës, i cili punon në Amerikë. Më pas filloi një serial i gjatë i produkteve të kalendareve, nën objektivin e Petrit Pemës, nga viti 2006 deri në 2014-ën, e më pas eksperimentoi si fotograf një fotograf i ri, Pirro Peati Kasemi. Për të vazhduar me Feliks Bilanin, Anjeza Dyrmishin, Fatjon Repishtin dhe i fundit që është Armand Sallabanda.

petri bozo kalendar miss shqiperia (7)

Kalendari ka pasur sfondin interesant, që janë makina, avionë apo kafshë. Pse kjo ide?

Gjithmonë lajtmotivi i kalendarëve ka qenë që çdo kalendar ka pasur binjakëzimin e vet. Për shembull, një vit kanë qenë makinat e vjetra, avionet e ushtrisë së forcave ajrore shqiptare, ose motorët e mëdhenj në sfond. Edhe vjet ka qenë dashuria për kafshët si motiv, ku kalendari i ka shoqëruar me kafshët kryesisht shtëpiake. Këtë vit kalendari ka pasur vulën e malit, duke i sjellë bukurinë e tij kalendarëve të Miss Shqipërisë.

/Panoramaplus.al/ Nga Klotilda Harka

petri bozo kalendar miss shqiperia (5)petri bozo kalendar miss shqiperia (2)petri bozo kalendar miss shqiperia (9)petri bozo kalendar miss shqiperia (12)petri bozo kalendar miss shqiperia (13)petri bozo kalendar miss shqiperia (20)petri bozo kalendar miss shqiperia (21)petri bozo kalendar miss shqiperia (23)petri bozo kalendar miss shqiperia (22)petri bozo kalendar miss shqiperia (24)petri bozo kalendar miss shqiperia (25)petri bozo kalendar miss shqiperia (26)petri bozo kalendar miss shqiperia (27)petri bozo kalendar miss shqiperia (28)petri bozo kalendar miss shqiperia (29)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al