24 Gusht, 2018

“Pesha jonë e bën marrëdhënien perfekte”, gruaja që është 100 kg më shumë se burri (FOTO)


Një grua e cila peshon plot 100 kilogramë më shumë se bashkëshorti i saj, është shprehur se është pikërisht pesha e tyre që e bën marrëdhënien perfekte.

“Daily Mail” shkruan se Emma dhe Stuart Grundy nga Mançesteri i Anglisë, u lidhën që kur ishin adoleshentë pasi u takuan në supermarketin e lagjes.

Çifti ka dy vite i martuar. Ata të dy janë të ndryshëm nga çdo anë, por perfekt për njëri-tjetrin, pasi 32-vjeçari është i dashuruar me personalitetin e partneres së tij, që nuk ka ndryshuar prej vitesh.

E njëjta gjë edhe për 30-vjeçaren, e cila e dashuron burrin e saj edhe pse ai nuk ka qenë kurrë më i rëndë se 60 kilogramë.

“Kam qenë gjithmonë më e shëndoshë se Stuart, por pasi linda 3 fëmijë, shtova më shumë në peshë. Nuk na ka bërë asnjëherë përshtypje kjo diferenca në peshë sepse jemi të dy të lumtur dhe e duam shumë njëri-tjetrin”, ka thënë Emma.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al