30 Nëntor, 2021

Pesë ushtrime me një shishe uji që mund t’ju ndihmojnë të qëndroni në super formë fizike


Angazhimet në jetën e përditshme shpesh na bëjnë që të mos kujdesemi maksimalisht për trupin tonë. Por “Bright Side” tregon se si të qëndroni në formë duke përdorur thjesht një shishe uji. Kjo metodë mund t’ju ndihmojë të vini në lëvizje të gjithë muskujt e trupit në pak kohë.

Ushtrimi 1 – gjuajtje dhe zgjatje krahësh

ushtrime, shishe uji (4)

Qëndroni pa lëvizur me këmbën e majtë në një pozicion vertikal dhe përkulni pak këmbën e djathtë.

Kapni një shishe të mbushur me ujë në secilën dorë, përkulni krahët dhe vendosini në drejtim të gjoksit si në figurë.

ushtrime, shishe uji (7)

Përkuluni pak përpara dhe shtrini këmbën e djathtë dhe të dyja duart pas jush.

Përsëriteni këtë lëvizje 12 herë me secilën këmbë.

Shënim : Sigurohuni që të mbani shpinën drejt gjatë kryerjes së këtij ushtrimi.

Ushtrimi 2 – Shtrydhja e shishes

ushtrime, shishe uji (10)

Vendosni një shishe mes këmbëve.

Vendosini këmbët sa më afër njëra-tjetrës.

Shtrydheni shishen duke përdorur pjesën e brendshme të kofshëve.

ushtrime, shishe uji (2)

Vazhdoni të shtrydhni shishen dhe shtrëngoni muskujt e barkut, lëvizni shpinën nga para-mbrapa.

Më pas, vendoseni shishen drejt mes gjunjëve dhe shtrydheni me kofshët tuaja.

Pas kësaj, vendoseni shishen pak më poshtë dhe shtrydheni atë.

Bëjeni këtë ushtrim për 5 minuta në çdo pozicion që u tha më lart.

Shënim: Gjatë kryerjes së këtij ushtrimi, nuk ka nevojë të ushtroni presion të panevojshëm. Kryeni ushtrimin gradualisht dhe ngadalë. Sa më e gjerë të jetë shishja, aq më të mira janë rezultatet.

Ushtrimi 3 – Realizoni me duar lëvizjen që do të bënit po të ishit duke prerë drutë

ushtrime, shishe uji (9)

Qëndroni në këmbë, me bërryla pak të përkulur, mbajeni një shishe me ujë në të dyja duart mbi shpatullën e djathtë.

Bëni një hap të gjatë përpara me këmbën tuaj të majtë.

Përkulni të dy gjunjët.

Lëvizni duart, në të cilat mbani shishen, si të ishit duke prerë një dru.

ushtrime, shishe uji (11)

Përsëriteni këtë lëvizje 12 herë në secilën anë.

Shënim: Shmangni kryerjen e shpejtë të këtij ushtrimi. Gjatë gjithë kësaj lëvizjeje, mbajeni bustin drejt.

Ushtrimi 4 – Lëvizjet e kryera gjatë kohës që qëndroni ulur në karrige

ushtrime, shishe uji (3)

Uluni në një karrige me shpinën drejt.

Mbani një shishe uji në secilën dorë dhe vendosni krahët anash.

ushtrime, shishe uji (6)

Në të njëjtën kohë, ngrini shishet në lartësinë e shpatullave dhe shtrini këmbën e majtë përpara jush, duke hequr edhe kofshën nga karrigia.

Ulini shishet anash legenit tuaj dhe përkulni gjurin e majtë duke e mbajtur kofshën jashtë karriges.

Shënim: Përpiquni ta mbani gjurin drejt për 3 sekonda kur zgjatni këmbën.

Ushtrimi 5 – Muskujt e barkut

ushtrime, shishe uji (8)

Uluni në dysheme, kapni një shishe me ujë dhe mbajeni me të dyja duart.

Përkuluni mbrapa dhe ngrini këmbët nga dyshemeja.

ushtrime, shishe uji (5)

Filloni ta zhvendosni shishen nga njëra anë e trupit tuaj në tjetrën.

Bëjeni këtë ushtrim për një minutë.

Shënim: Formoni një zonë në formë “V-je” midis belit dhe kofshëve tuaja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al