20 Mars, 2023

“Përse u gëzove aq shumë kur iku Armaldo?”-Luizi pyet Oltën, dyshja shkrihen së qeshuri


Armaldo Kllogjeri, ishte banori cili u largua përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP” mbrëmjen e së shtunës, pasi ishte në nominim me Luizin dhe Kristin.

luizi olta

Ka qenë këngëtari shkodran, i cili i futi në një “kurth” për dy konkurrentët e tjerë, duke bërë që ata të thyenin rregullat dhe të tre të dilnin në nominim.

Ndërkohë Luizi teksa drejtonte emisionin në Top Albania Radio me nota humori, i tha Oltës se pse u gëzua aq shumë që iku Armaldo.

”Pa humbur kohë do të fillojmë me një temë shumë gazmore, ikja e Armaldo dje”, e nisi Luizi emisionin, ndërsa pati edhe të qeshura.

Luizi: Olta po e shoh që je buzagaz, më tregu pse u gëzove kaq shumë?

Olta: Ikja e Maestros ka qenë një tronditje

Luizi: Ça ka qenë?

Olta: Tronditje

Luizi: Po lëri këto, ai iku te gruaja dhe fëmijët

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al