4 Prill, 2020

“Përse keni dalë nga shtëpia?”- Vendoset robot polic në zonat e patrullimit, do mbikëqyrin njerëzit që thyejnë rregullat e izolimit


Një robot polic është vendosur në zonat e patrullimit në kryeqytetin e Tunizisë, Tunis për të vëzhguar njerëzit që janë izoluar për shkak të koronavirusit.

Nëse sheh njerëz që ecin në rrugët e bosh, ai u afrohet dhe i pyet përse janë jashtë.

Ata më pas duhet të tregojnë kartën e tyre të identitetit dhe dokumentat e tjera në kamerën e robotit, kështu që oficerët të mund ti kontrollojnë.

Kjo është java e dytë që vendi ndodhet në izolim për shkak të virusit që ka vrarë atje 14 njerëz.

Të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, por njerëzve u lejohet të dalin vetëm për arsye mjekësore ose të blejnë gjërat që i kanë të nevojshme.

Kombi i Afrikës së Veriut aktualisht ka 436 njerëz që po trajtohen për Covid-19.

Nuk është e qartë se sa robotë mbikëqyrjes, të quajtur PGuards, janë vendosur nga ministria e brendshme.

Prodhuesi, Enova Robotics, tha për BBC se ishte një çështje konfidenciale. Ai gjithashtu refuzoi të zbulojë çmimin e robotëve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al