6 Tetor, 2017

Përgjigju këtyre 12 pyetjeve dhe zbulo vetveten


Nëse pyet dikë se çfarë është përkufizimi i lumturisë, përgjigjja ka të ngjarë të ndryshojë nga personi që ka në krah. Ka gjëra që kanë dëshmuar se na sjellin gëzim, ka të tjera që na trishtojnë.

Këshillat për lumturinë nuk janë gjithmonë një formulë a një recetë që arrihet duke respektuar përbërësit. Të arrish lumturinë në jetë kërkon sakrificë, veteksplorim, të cilin mund ta arrish më lehtë edhe nëse u përgjigjesh natyrshëm pyetjeve të mëposhtme.

Këto 12 pyetje do të hedhin dritë mbi atë që nevojitet më shumë apo më pak në jetë.

Mos harro të mbash shënim përgjigjet:

– Nëse do të kishe një orë plus në ditë, çfarë do të doje të bëje?

– Cilat ndryshime të vogla mund të të ndihmojnë për të pasur një ditë më të bukur?

– Çfarë mund të bësh në mëngjes për të nisur një ditë të shëndetshme?

– Cilat janë kënaqësitë e vogla që të argëtojnë më shumë?

– Cila është pjesa jote e preferuar e ditës?

– Çfarë të gëzon më shumë gjatë ditës?

– Çfarë të mërzit më shumë?

– Nëse paratë nuk do të ishin qëllim, cila do të ishte puna e ëndrrave?

– Cila është ajo gjë që të bën gjithmonë të qeshësh?

– Çfarë të streson më shumë?

– Çfarë të inkurajon më shumë në jetë?

– Kur ka qenë hera e fundit që e ke ndier veten të lumtur?

Tani, duke kontrolluar përgjigjet, ktheji ato në objektiv: bëj çdo ditë e më shumë për të arritur atë që të bën të lumtur. Qëndro më shumë me njerëz që sjellin gëzim dhe gjithmonë e më pak me ata që të stresojnë. Merri vetë frenat e jetës dhe gjeje vetë lumturinë./Opinion/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al