4 Shtator, 2018

Për të mos u humbur! Rudina Magjistari realizon “Kiki challenge” (VIDEO)


Moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Rudina Magjistari zgjodhi ta nisë sezonin e ri televiziv duke realizuar në hyrje të emisionit sfidën që pushtoi gjithë “Instagram-in” gjatë verës, atë të “Kiki challenge”.

Me buzëqeshjen që e karakterizon, Rudina nisi të kërcejë në ritmet e këngës “In My Feeling”. E shoqëruar nga dy balerinë profesionistë, ajo kërcente dhe këndonte shoqëruar me duar, e më pas ja kaloi stafetën balerinave profesioniste.

Këtë kërcim moderatorja e njohur e komentoi si një nisje plot energji dhe me pozitivitet.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al