14 Shtator, 2018

Për pak do lindte në pasarelë, modelja e famshme sjell në jetë fëmijën pas sfilatës me të brendshme


Këngëtarja me famë botërore Rihanna përfshiu në sfilatën e saj të koleksionit me të brendshme femra të përmasave të ndryshme. Një ndër to ishte edhe modelja shtatzënë Slick Woods.

Kjo e fundit sfiloi me të brendshme mjaft seksi nga linja “Savage x Fenty”.

Ndërkohë burime për TMZ kanë thënë se 22-vjeçarja menjëherë pas sfilatës ka shkuar me urgjencë në spitalin më të afërt. Ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Modelja, së bashku me partnerin e saj, muzikantin Adonis Bosso kanë vendosur ta quajnë djalin Saphir. Por ende nuk ka diçka të konfirmuar nga vetë modelja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al