17 Tetor, 2017

Pasioni i ‘çuditshëm’ i Xhemi Shehut që e ka trashëguar nga meshkujt e familjes


Për Xhemi Shehun ‘’Portokallia” është shndërruar në një familje të dytë, ku përveç punës së përditshme, ndan edhe kohën e lirë me kolegët, tashmë miqtë e saj.

Por, për Xhemi Shehun ‘’Portokallia” është vendi ku ka zbuluar disa prej pasioneve të saj, nuk e kemi fjalën për aktrimin, por për lojën e famshme me domino.

Pikërisht siç e lexoni, Xhemit i pëlqen të luajë domino, pasion që mesa duket e ka të trashëguar nga meshkujt e familjes. Në fotot e publikuara së fundmi në Instagram Xhemi shfaqet teksa luan me aktoren Albana Perhati, njohur për publikun në rolin e Bukrës, që ka rezultuar edhe fituesja e kësaj loje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al