2 Korrik, 2020

Pasi zbuloi se adoptoi dy djem, këngëtarja e famshme Sia jep lajmin e bukur, do të …


Këngëtarja e njohur Sia është bërë gjyshe. Lajmi vjen vetëm disa javë pasi zbuloi se kishte birësuar dy djem adoleshentë.

Këngëtarja australiane 44-vjeçare ndau lajmin e bukur me ndjekësit gjatë episodit të “DJ Zane Lowe’s Apple Music”, dukë thënë se djali i saj i vogël është bërë baba.

“Djali im i vogël është bërë me dy fëmijë të vegjël. Jam bërë gjyshe,”– tha Sia.

Këngëtarja u shpreh se djemtë e saj e quajnë “Nana”.

Ajo zbuloi në muaji maj gjatë një interviste për SiriusXM’s “The Morning Mash Up” se familja e saj ishte zgjeruar dhe kishte birësuar dy djem.

“Kam birësuar dy djem vitin e kaluar. Të dy janë 18-vjeç,”– tha ajo në atë periudhë.

Sia adoptoi djemtë përpara se atë të dilnin nga sistemi i kujdestarisë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al