17 Gusht, 2022

Pasi u raportua se vrasja e kineastes ishte e qëllimshme, Alec Baldwin bën deklaratën e fortë: Të gjithë e dimë se kush është fajtori!


Aktori i njohur Alec Baldwin ka folur së fundmi pas raportimeve nga FBI se ishte ai që tërhoqi këmbëzën e psitoletës dhe qëlloi për vdekje kineasten Halyna Hutchins në xhirimet e filmit ‘Rust’.

Baldëin është shfaqur në podkastin e Chris Cuomo për të diskutuar incidentin në më shumë detaje dhe ai filloi duke u ankuar për procesin e ngadaltë të hetimit dhe faktin se ata që nuk ishin në xhirime duket se janë ata që flasin dhe spekulojnë më shumë.

“Unë e di se çdo person që ishte në xhirimet e filmit e di se çfarë ndodhi, dhe njerëzit që flasin me zë të lartë për atë që ndodhi ose spekulojnë për atë që ndodhi nuk ishin në xhirimet e filmit”, tha ai.

“Ata po spekulojnë vazhdimisht: ‘po sikur kjo’ apo ‘po nëse ajo’ dhe kanë darkuar për këtë dhe gjëja që kanë të përbashkët është se askush nuk ishte atje.

Të gjithë ata që ishin aty, e dinë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Ata e dinë saktësisht se kush është fajtori”-vazhdoi aktori.

“Ka vetëm një pyetje për të bërë këtu, kush e ka futur një fishek të vërtetë në armë?

Unë nuk jam viktima këtu. Gjërat për mua do të përmirësohen, gjërat për mua do të sqarohen. Unë jam 1000 për qind i sigurt për këtë, por asgjë nuk do ta kthejë këtë grua. Ajo vdiq.”

Baldwin diskutoi procesin se si duhet të ishin përgatitur armët në xhirimet e Western dhe më pas shpjegoi se atij iu tha se arma ishte e sigurt kur iu dorëzua.

Një raport mbi incidentin më parë zbuloi se kompania e prodhimit të filmit “e dinte se procedurat e sigurisë së armëve të zjarrit nuk po ndiqen në xhirime” dhe “demonstroi indiferencë të qartë ndaj sigurisë së punonjësve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al