21 Prill, 2021

Pasi u braktis nga i ati në moshën 3-vjeçare, adoleshentja tregon frikën e saj më të madhe: Mami ka nisur të flasë me një burrë online dhe…


Për një vajzë të braktisur nga babai që në moshën 3-vjeçare nuk është e lehtë të ndërtojë besim tek meshkujt. Një adoleshente ka rrëfyer për “Dear Deidre” të “The Sun”, frikën e saj më të madhe që kur e ëma ka nisur të njohë dikë online.

dashuri online

Unë vazhdoj të nxjerr justifikime për të mos e takuar të dashurin e ri të mamit, të cilin ajo e njohu online.

Jam një vajzë 16-vjeçare dhe mami më tregoi se ka njohur një burrë të ri, i cili jeton në Amerikë.

Nuk e dija që ajo po fliste me njeri. Zakonisht, ne i tregojmë njëra-tjetrës çdo gjë. Babai na braktisi kur unë isha vetëm 3 vjeç.

Ky burrë është 40 vjeç, ndërsa mami im është 38. Ajo më tha që ai ka planifikuar të shpërngulet në Mbretërinë e Bashkuar.

Jam e frikësuar se ajo do të lëndohet. Lexoj informacione se si njerëzit mashtrohen online dhe nuk dua që kjo t’i ndodhë mamit tim.

Ajo përpiqet të më prezantojë me të kur flet me kamera në ‘Facetime’, por unë i them se jam duke bërë detyrat e shtëpisë, ose që po dal jashtë.

Nuk kam asnjë njeri me të cilin mund të flas, pasi mami më kërkoi ta mbaja sekret këtë gjë tani për tani.

“Dear Deidre” u përgjigj:

Ndryshimi mund të jetë i vështirë pas shumë vitesh që ju keni qëndruar vetëm me njëra-tjetrën. Por mendo që shumë shpejt ti mund të shprehësh dëshirën për t’u larguar nga shtëpia ose për të shkuar në universitet.

A nuk do të ishit e lumtur nëse nëna juaj nuk do të ishte vetëm? Gjej një moment për të folur me të dhe për t’i treguar se si ndihesh dhe se çfarë mund të ndodhë nga takimet online.

Dhe sa për prezantimin, nuk ka asgjë të dëmshme apo të rrezikshme për ju nëse thoni ‘përshëndetje’ gjatë kohës kur nëna përpiqet t’ju prezantojë me të. Ndoshta mund ta pëlqesh atë njeri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al